Vuçiq i kënaqur nga mbledhja e KS të OKB-së, i ka disa fjalë për t'i thënë

Aktuale December 18, 2018 - 09:58
Lexo Detajet

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është i kënaqur me rezultatin e mbledhjes së Këshillit të Sigurimit në OKB.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë për “Zërin e Amerikës” se është i kënaqur me rezultatin e mbledhjes së Këshillit të Sigurimit në OKB sepse Serbia i njoftoi të gjithë me gjendjen në Kosovë.

Ai para pjesëmarrësve në mbledhje theksoi se Serbia i ka përmbushur të gjitha kushtet nga marrëveshja e Brukselit derisa “Prishtina nuk ka përmbushur asgjë”.

Pas mbledhjes, Vuçiq ka zhvilluar një takim me sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteres me të cilin diskutoi për veprimet e Prishtinës dhe situatën në regjion, thuhet në njoftimin e kabinetit të presidentit të Serbisë, transmeton lajmi.net.

Vuçiq ka thënë se Serbia i jep rëndësi pjesëmarrjes së UNMIK-ut në Kosovë duke insistuar se gjendja politike dhe e sigurisë në Kosovë është ende jostabile.

“Pjesëmarrja e UNMIK-ut në Kosovë është me rëndësi të madhe për Serbinë, duke marrë parasysh se është mision i Kombeve të Bashkuara, i themeluar në bazë të kësaj rezolute, garanton status neutral të pjesëmarrjes ndërkombëtare”, deklaroi Vuçiq