Franca: Ushtria, vendim i ngutshëm

Franca: Ushtria, vendim i ngutshëm

Aktuale dhjetor 17, 2018 - 22:27
Lexo Detajet

Ambasadori i Francës në Këshillin e Sigurimit të OBK-së, François Delattre, në mbledhjen që po mbahet ku temë diskutimi është cështja e formimit të ushtrisë së Kosovës, ka thënë që Kosova këtë vendim nuk e ka marrë në kohë të duhur, raporton “Zëri.info”.

Sipas tij Kosova projektligjet i ka votuar pa u konsultuar me NATO-në

LEXO EDHE: Rusia: Formimi i ushtrisë, shkelje e rezolutës 1244

“E ka të drejtën me e formu ushtrinë e vet por nuk e kanë bërë në kohën e duhur. Këto projektligje kanë kaluar pa konsultim me NATO-në dhe pa ndryshime kushtetuese. Po ashtu edhe shkuarja në veri. Kjo mund të ndodh vetëm nëse paraprakishtë është marrë leje nga KFOR-i”, ka thënë ai.

Ai u ka bërë thirrje dy presidentëve atij të Kosovës Hashim Thaci dhe atij të Serbisë Aleksandër Vuciq që të vazhdojnë dialogun dhe të normalizojnë raportet në mes vete. /Zeri