Matoshi: Haziri me mendësi ‘gheto-iste’, këto janë shtatë kontraverset e tij

Aktuale December 17, 2018 - 22:19
Lexo Detajet

Lutfi Haziri sonte ishte i ftuar në emisionin ‘Info-Magazine’ në Klan Kosova.

Paraqitjen e tij e komentoi këshilltari i kryeministrit Haradinaj, Halil Matoshi.

Matoshi përmes një postimi në Facebook konsideron se Haziri u tregua shumë kontravers në paraqitjen e tij.

Haziri sipas Matoshit, ra në një situatë që i ngjan mendësisë brenda një Gheto-je, grupi i personave që nuk mendojnë si shumica dhe janë të izoluar, transmeton zeri.info.

Matoshi listoi 7 kontraverset e Hazirit./ZERI/

Postimi i plotë:

Lutfi Haziri, ky gardian i fundit lokal i Gheto-s

Kryetari i Gjilanit dhe nënkryetar i LDK-së, Lutfi Haziri është pretendent për me e marrë lidershipin e LDK-së dhe në këtë mësymje, ai duke kritikuar Kryeministrin Ramush Haradinaj, po ua tregon muskujt rivalëve të tij brenda partisë dhe kjo është legjitime. 
Luftë për fron.
Në observimet e tij me kolorit lokal, para Kushtrim Sadikut, Zotni Haziri u dëshmua shumë kontrovers. 
Ai u kurthue në paradokset e mënyrës së të menduarit gheto-iste.
Gheto âsht 1/4 e një qyteti ku vendosen të jetojnë njerëz që nuk përkasin në “ne” dhe ata duhet izoluar, nga jeta publike sepse munden me u bâ si ne! 
Të lirë. 
Por edhe në Gheto ka liri, mirëpo ajo është liri në të cilen të drejtën burgore e zâvendëson biopolitika.
Lutfi Haziri ashiqare ra në një situatë që i ngjan mendësisë brenda një Gheto-je, veçanërisht në aprovimin e statusit inferior të vendit të tij kundrejt kombeve të lira, ose tuj i kufizue vetës mundësitë dhe, tuj i dhânë të drejtë atij që e ka përcaktu statusin e tij në Gheto!
Fundja, rojat e Gheto-ve ishin rëndom banorët lokalë, sepse vetë siguronin pushtet të pjesshëm mbi banorët, si dhe fitonin rast për me i eliminu rivalët.

Cilat janë shtatë kontraverset e Hazirit?

1. Tue folë për Qeverinë Haradinaj, e cila nuk paska legjitimitet, smas tij, e në anën tjetër nuk ka votë për rrëximin e saj!
2. I pyetyr pse LDK mbeti jashtë procesit të dialogut, Haziri tha se as vet s’e di!??? Le ta thotë Luta, LDK- ja iu shmang institucionalizmit të proklamuar dhe mori anë nga anarkia. Thuaj se ishte vendim i Albin Kurtit, që po i përshtaten bukur mirë 
3. mendjet e mbyllura.
4. Zotni Haziri e lavdoi fjalimin e Kryeministrit Haradinaj, por si me kast i përligji kontraverset e tij, kur më pas tha se fjala e Haradinajt ishte populliste!? Si është e mundur kjo? Edhe fjalim në mbrojtje të Kosovës edhe popullizëm!? Të dyjat i tha brenda një minute. Nuk shkojnë bashkë.
5. Për liberalizim tha se e kishte penguar opozita para tre vjetësh!? Pse pra BE nuk vendosi PRO Schengenit të bardhë masi që Demarkacioni u votue!?
6. Dhe i âsht tekë Lutës me thanë se Haradinaj po do me na prishë me BE-në, si donatorin mâ t’madh të Kosovës (po e parafrazoj) në vend që të festohej 30-vjetori i miqësisë me BE-në!? (Kosova përfiton rreth 70 milionë në vit nga IPA-instrunent para anëtarësimit, por humb 30 milionë euro në vit për shkak të moszbatimit të Matrëveshjes për energjinë nga ana e Serbisë dhe për këto ndëshkime po e shpërblen Serbinë, me avacim në kapituj dhe miliona euro, siç ishte rasti i sotëm kur BE i akordoi Serbisë 97 milionë euro. Kosova nuk ka ndonjë miqësi me BE si organizatë, sepse edhe me dashtë nuk mundet, sepse BE nuk e njeh pavarësinë e Kosovës! E kryeministri Haradinaj tha në fjalimin e tij në Bruksel se Kosova âsht vendi ma proeuropian në rajon dhe ma i diskriminuemi.
7. Haziri e paska marrë tepër tragjike mosdaljen në PRESS konferencën e përbashkët të zyrtarëve të BE-së me Kosovën. Por e vërteta âsht se Federica Mogherini e ka anulu konferencën për shtyp e jo Kryeministri, i cili, nuk u fsheh nga gazetarët, sepse ai u deklaru për mediat kosovare. Luta âsht dashtë me e pyet Federicën pse u fsheh, e jo me çortue Ramushin pse e mbrojti sovranitetin shtetnir dhe karakterin unitar të vendit. Por Hazirit nuk i interesojnë faktet. Atij i intereson se a po del i fortë boll para Kryeministrit në sy të votuesve të tij në Llashticë apo në Gmicën e të parëve të mi. Lutfi Haziri duke e mbrojtur BE-në nga popullizmi i Haradinajt (nuk harroi me thanë se gjithku në vendet e BE-së po rritet popullizmi!?) ai po e dâmton vet idenë europiane para publikut kosovar. Për këtë le t’i lexojë komentet e qytetarëve, natyrisht jo ata që shajnë, sepse sharjet rëndom nuk thojnë gjâ pos që shprehin nivelin e folësve. Kësaj logjike të Hazirit, do t’i përgjigjem me atë që e thotë Nietzsche për mbrojtje të një kauze me argumente të gabuara. “Mënyra më e pabesë për ta dëmtuar një kauzë është mbrojtja e qëllimshme e saj, me argumente të gabuara.”