Televizioni i njohur nga Shqipëria nuk e konsideron Kosovën shtet

Aktuale December 17, 2018 - 21:49
Lexo Detajet

Teksa shikonte parashikimin e motit në TV Klan, aktori i njohur, Florjan Binaj, ka vënë re një detaj që mesa duket na ka shpëtuar të gjithëve.

Harta e Kosovës, e cila shfaqet në ekranin ku janë të vijëzuara edhe hartat e gjithë shteteve të tjera të Evropës, është akoma me “kufij të diskutueshëm” dhe jo të pavarur.

Binaj thotë që vetëm Serbia dhe shtetet e tjera që ende nuk e kanë njohur, i quajnë ende si të diskutueshëm kufijtë e Kosovës, të cilët në monitorin e parashikimit të motit shfaqen jo shumë të theksuar, në ndryshim nga kufijtë e shteteve të tjera.

“Një këshillë miqësore miqve kolegë tek “Tv Klan”. Rregulloni hartën e Kosovës si shtet të pavarur, jo si kufij të diskutueshëm”, shkruan ai mbi foton e postuar në Instagram.

“Vetëm Serbia, shtetet që se kanë njohur ende dhe Google me Yahoo i quajnë ende si të diskutueshëm kufijtë e Kosovës”, thotë aktori.

“Mos e merrni për keq, është thjesht një këshillë shumë miqësore për një pakujdesi padashje”, shkruan Binaj në mbishkrimin që shoqëron postimit të tij të fundit, duke mos dashur që kjo deklaratë e tij të merret me keqdashësi.

Image
Image