Vuçiq: Gjuriq është rrahur në Kosovë

Aktuale December 17, 2018 - 21:35
Lexo Detajet

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ka akuzuar Kosovën për rrahje të të ashtuquajturit drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, raporton “zëri.info”.

Ai para të pranishmëve në këtë mbldhje tha që Kosova ka shkelur marrëveshje duke përmendur kështu edhe shkuarjen e FSK-së në very të vendit.

LEXO EDHE: Vuçiq ‘shfryhet’ ndaj Kosovës në Këshill të Sigurimit

“Ata formojnë ushtrinë dhe vazhdojnë të kërcnojnë që do të shkelin edhe më shumë marrëveshjet që kemi arritur, duke përmendur kështu edhe shkuarjen në very me mbështetje nga NATO dhe me miratimin e komunitetit local serb. Tanimë është shkelur kjo rregull shumë herrë duke e rrahur kryenegociatorin serbë sepse thjeshtë ulur në një tavolinë në very të Kosovës”, ka thënë Vuçiq. /ZËRI