Vuçiq ‘shfryhet’ ndaj Kosovës në Këshill të Sigurimit

Aktuale December 17, 2018 - 21:27
Lexo Detajet

Presidenti serb Aleksandër Vuçiq është “shfryer”, ndaj Kosovës në Këshillin e Sigurimit duke thënë kështu që Kosova ka shkelur të gjitha marrëveshjet mes Kosovës e Serbisë e po ashtu edhe ato ndërkombëtare.

Ndër të tjera Vuciq ka përmendur formiminm e ushtrisë, taksën si dhe marrëveshje tjera të arrituar mes dy vendeve, raporton “Zëri.info”.

“Papritmas Kosova vendosi tarifa në kundërshtim me CEFTA-në ndaj ne e Bosnjës. Fillimisht 10% por kur panë që audienca shqiptare reaqgoi mirë e rritën atë në 100% dhe kanë ndaluar çdo lloj tregtie mes Serbisë Qendrore dhe Kosovës. Po ashtu kanë vënë në rrezik një numër të madh të komunitetit serb në Kosovë për të përfituar para. Ata kanë shkelur dhe rrënuar të gjitha këto marrëveshje e paramenoni një shtet në shekullin 21 që ndalon hyrjen e mallrave, kapital e njerëzve”, ka thënë presidenti serb.

LEXO EDHE: Vuçiq në Këshillin e sigurimit i referohet para të gjithë Kosovës ‘Metohi’

Vuciq ka përmendur edhe dështimin e Kosovës për të u anëtarësuar në organizata ndërkombëtare

“Duhet që të zgjidhen problemet tona brenda dialogut. Ne kemi thënë mos na detyroni të hymë në situata të vështira që krijojnë situata të tmerrshme mes nesh. Ata tentuar të hyjnë në organizata e që për ne është provokim e ne i kemi lutur që të mos shkojnë të anëtarësohen në INTERPOL e në organizata të tjera por kanë tentuar ta bëjnë këtë duke llogaritur në disa vende si SHBA-ja e ku kanë humbur”, tha Vuciq. /ZËRI