Vuçiq në Këshillin e Sigurimit i referohet para të gjithëve Kosovës ‘Metohi’

Aktuale December 17, 2018 - 21:23
Lexo Detajet

Ka filluar mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së e ku presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuciq para gjithë të pranishmëve në mbledhje i është referuar Kosovës si “Kosovë e Metohi”. Ai ka akuzuar Kosovën për deestabilizimin e paqes në rajon, raporton “zëri.info”.

“Jam tejet mirënjhës ndaj jush për thirrjen e kësaj seance dhe ne besojmë që ka qenë shumë e rëndësishme dhe e drejtë që ta bëni këtë për shkak të një situate tejet të vështirë në terren e që po përballem cdo ditë e më shumë më vështërsi në sipërfaqen e “Kosovës e Metohisë” dhe jam shumë i brengosur për të ardhmen jo vetëm për Serbinë por edhe për rajonin”, ka thënë Vuçiq.

LEXO EDHE: Fillon mbledhja e Këshillit të Sigurimit, Thaçi e Vuçiq ballë për ballë

Tutje presidenti serb është ankuar për mospërmbushjen e obligimeve të nënshkruara në marrëveshje mes të dy palëve.

“Serbia ka bërë përpjekje tejet të mëdha ta ruajtur paqen në të gjithë rajonin e Ballkaqnit Perëndimor duke u mbajtur ne vet nga provokimet që vbinin nga Prishtina dhe nuk pranojmë këtë frazë që tanimë është bërë e zakonshme sepse Serbia ka bërë gati cdo gjë për të kthyer në vepra cdo gjë që është dakorduar deri më tani”, ka thënë Vuciq. /ZËRI