Pacolli i vendosur, ja çka i ka thënë Mogherinit sot

Aktuale December 17, 2018 - 20:44
Lexo Detajet

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli i ka thënë sot zyrtarëve të Bashkimit Evropian se çështja e taksës prej 100 për qind për produktet e Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës tashmë “ka marrë fund”.

Jetlir Zyberaj, këshilltari i kryediplomatit kosovar, ka zbuluar pjesë nga diskutimi që Pacolli ka pasur me përfaqësuesit e Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherinin dhe Johannes Hahn, në takimin që u mbajt sot në Bruksel.

Pacolli, siç citohet nga këshilltari i tij, u ka thënë Mogherinit dhe zyrtarëve të tjerë evropianë se kritikat ndaj Kosovës për taksën janë “të padrejta dhe absurde”.

Shkrimi i plotë i këshilltarit të Pacollit në Facebook:

Pjesë nga diskutimi i zvkm Behgjet Pacolli në takimin e tretë të MSA-së ndërmjet BE-së dhe Kosovës.

Reciprociteti ndaj Serbisë duhet të zhvillohet në të gjitha drejtimet.

BE për vite me radhë qëndronte symbyllur ndaj barrierave, pengesave, e obstruksioneve, që në kuadër të CEFTA-së, e bënin Republikën e Kosovës një ekonomi konsumi dhe treg eksploatimi.

Serbet dhe qytetarët e Bosnje e Hercegovinës mund të eksportonin pa pengesa në Kosovë. Dokumentacioni i tyre shoqêrues pranohej pa ndonjë kontestim a vonesë. Mallërat e tyre bleheshin nga konsumatori ynë, i cili jo gjithmonë e kishte kohën dhe informacionin në lidhje me origjinen se nga vinin, për të mos i blerë. Në anën tjetër, Serbia dhe BeH, ngjallnin frikë dhe pasiguri. Arrestimet nê kufi e në territor e Serbisë ishin praktikë.

BeH nuk donte t’ja dinte madje edhe për dokumentet tona të udhëtimit. Qytetarët tanë, mallërat tona, shërbimet tona, ishin subjekt i diskriminimit.

Republika e Kosovës, ekonomia, tregu, e konsumatori, u dëmtuan në finananca, në shtrirje, e në potencial, kudo.

CEFTA nuk është projektuar të degradojë ekonomitë e vendeve, por t’i fuqizoje ato duke eliminuar pengesat.

Kosovën ajo gjendje diskriminimi e degradote sistematikisht. Deri para taksës, mes vete, ekonomitë e rajonit komunikonin me një gjuhë, e me një gjuhe ndryshe komunikonin me Kosovë. Prandaj kritika e BE-së ndaj taksës, përpos se e pa drejtë, jo legjitime, është edhe absurde.

Kjo ka marrë fund.

BE duhet të ofrojë përkrahje, sepse realisht ka hapësirë dhe mund të vendosën edhe masa tjera në të ardhmën.