Pas Mogherinit komentuesit kosovarë ja ‘mësyjnë’ edhe KEDS-it, e 'bombardojnë' me komente

Aktuale December 17, 2018 - 20:30
Lexo Detajet

Në Kosovë ditëve të fundit po ka probleme serioze me ndërprerje të energjisë elektrike.

Sidomos në Fushë Kosovë e Suharekë e në këtë të fundit mbrëmë pati protesta në qytet në shenjë revolte, shkruan zeri.info.

Herë po gjuhet faji tek Shërbimi i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (KEDS) e herë tek Korporata Energjetike e Kosovës (KEK).

E këtë pakënaqësi kosovarët kanë vendosur ta shprehin edhe në rrjete sociale.

Përmes komenteve #jalshojerrymenjaKosoven, ata kanë ‘bombarduar’ statusin e fundit të kompanisë, i cila njoftonte për reduktime e ardhshme.

Kujtojmë që ditë më parë një valë komentesh të njëjta u bën edhe me një status të përfaqësueses së BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, të cilës i kërkohej e drejta për të lëvizur lirshëm për Kosovën/ZERI

Image
Image