Haziri: S’kemi nevojë të sillemi me inate ndaj BE-së

Aktuale December 17, 2018 - 19:07
Lexo Detajet

Sot është anuluar konferenca midis delegacionit kosovar të udhëhequr nga kryeministri Ramush Haradinaj dhe zyrtarëve të lartë të Bashkimit Europian, pas një përplasje të ashpër mes Haradinajt dhe Mogherinit.

Lidhur me këtë nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë që nuk ka qenë nevoja të anulohet kjo mbledhje pasi është hera e dytë që po ndodh kjo gjë e cila mund të sjell pasoja për Kosovën.

“Nuk kemi nevojë të sillemi me inat për shkak të padrejtësisë për liberalizimin e vizave karshi BE-së pasi ne inatin e kemi me Serbinë”, ka thënë Haziri në “Info Magazina”.

“Agonia e vizave do të vazhdojë pasi jemi prag të zgjedhjeve parlamentare që priten të ndodhin në BE-së ku pritet që të vijnë struktura të reja në BE por Evropa reagon në parime të tilla, dhe reagon më ngadalë është më burokratike se SHBA-ja që pasi ata janë më pragmatikë”.