Qeveria përgjigjet pas thirrjes urgjente të Serbisë e Rusisë për mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Aktuale December 17, 2018 - 18:25
Lexo Detajet

Zëvendësministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Burim Ramadani, ka deklaruar se mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së është e panevojshme, e paefektshme dhe pa vendimmarrje.

Ramadani ka pohuar se thirrja urgjente nga Rusia dhe Serbia e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së OKB-së në lidhje me mandatimin ushtarak të FSK-së është thjesht e panevojshme, dhe nuk do të ndryshojë asgjë.

Shkrimi i plotë:

Mbledhja e KS të OKB-së është e panevojshme, e paefektshme, pa vendimmarrje

Thirrja urgjente nga Rusia dhe Serbia e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së OKB-së në lidhje me mandatimin ushtarak të FSK-së është thjesht e panevojshme, e paefektshme dhe pa vendimmarrje.

Asgjë nuk do tê ndryshojë. Asnjë veprim më pak apo më shumë.

Forca fillon transicionin, Kosova forcohet, populli i Kosovë është më i sigurt!

Veç njê gjë të mirë e ka:

Dëshmon edhe njëherë orientimet në botën e sotme – Kosova me SHBA-në, Mbretërinë e Bashkuar e Francën, ndërsa Serbia me Federatën Ruse.

Ndarje më të pastër konceptuale dhe faktike nuk ka!