Ministrja Hoxha: Mosliberalizimi i vizave vë në pikëpyetje kredibilitetin e BE-së

Aktuale December 17, 2018 - 16:43
Lexo Detajet

Ministrja e Integrimit Evropian, bashkë me kryeministrin Ramush Haradinaj kanë marrë sot pjesë në seancën plenare të Këshillit të përbashkët të MSA-së be-Kosovë.

Ajo diskutoi për kriteret politike, ekonomike implementimin e MSA-së dhe bashkëpunimin financiar.

Lidhur me mosliberalizimin e vizave tha se është e shqetësuar dhe se kjo e vë në pikëpyetje kredibilitetin e BE-së

“Ministrja Hoxha në fjalën e saj u fokusua në faktin se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave dhe shprehu shqetësimin për mos marrjen e vendimit për liberalizimin e vizave, gjë e cila vë në pikëpyetje kredibilitetin e BE-së dhe është zhgënjyese për qytetarët”, thuhet në komunikatën e ministrisë, transmeton zeri.info.

Kujtojmë se sot kryeministri Haradinaj kishte një përplasje të ashpër me përfaqësuesen e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, duke mos pranuar heqjen e taksës 100 %./ZERI/

LEXO EDHE: Detaje nga takimi ku Haradinaj e Mogherini u përplasën për taksën