Hoxhaj: BE-ja dështoi në premtimin për liberalizim të vizave

Aktuale December 17, 2018 - 15:46
Lexoni më shumë lajme nga vendi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj në takimin e tretë të Këshillit për Stabilizim Asociim Kosovë – BE, në Bruksel ka thënë se vitin 2018, kosovarët do ta mbajnë mend si vitin kur Bashkimi Evropian dështoi ta mbajë premtimin dhënë qytetarëve të Kosovës për lëvizje të lirë në zonën Schengen.

LEXO EDHE: Hoxhaj flet për ushtrinë e Kosovës

“Këtë vit qytetarët e Kosovës do ta mbajnë mend si vitin kur Bashkimi Evropian dështoi ta mbajë premtimin për lëvizje të lirë të qytetarëve të Kosovës në zonën Schengen. Kosova ka përmbushur të gjitha obligimet e dala nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave, për çka na u tha që është process teknik, e që në fund u tha se kemi të bëjmë me vendim politik. Edhe ky takim i sotëm i Këshillit të Stabilizim Asociimit mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian do të mund të ishte i jashtëzakonshëm po të kishte vendim pozitiv. Dua ta theksoj pakënaqësinë e Qeverisë dhe qytetarëve të Kosovës për mos përmbushjen e këtij premtimi të kahmotshëm, duke e lënë Kosovën shtetin e vetëm të izoluar në rajon”, ka thënë Hoxhaj në takimin e KSA-së që po mbahet në Bruksel.