Kapiteni i FSK-së nderohet me dy çmime në shkollën ushtarake në SHBA

Aktuale December 17, 2018 - 14:10
Lexoni më shumë lajme nga vendi

Pjesëtari i FSK-së, kapiten Bujar Ferizi, shef i Qendrës se Operacioneve në Forcën e Sigurisë së Kosovës, i cili ka përfunduar me sukses trajnimin „Kursi i kapitenëve për mbrojtje kimike“, në shkollën e Mbrojtjes Kimike- Atomike dhe Biologjike (MKAB) në Fort Leonard Wood, në shtetin Missouri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky kurs ka filluar më 10 korrik dhe ka përfunduar më 07 dhjetor 2018, njofton MFSK përmes një komunikate për media.

Oficeri i FSK-së, kapiteni Bujar Ferizi, gjatë shkollimit 22 javor, në shkollën e MKAB-së në SHBA, për paraqitje të dalluar akademike është nderuar me çmimin „Student Ndërkombëtar Nderi, kurse për rezultate të shkëlqyera në testin fizik ka marr çmimin „Njeriu i Hekurt“. 

Image

Kursi për kapiten të karrierës përfshin përgatitjen e përgjithshme të oficerëve në fushën e MKAB-së, në aftësi udhëheqëse, teknike dhe taktike luftarake, procedura shtabore, doktrina të gjinive të kombinuara të ndërlidhura me procesin e vendimmarrjes ushtarake, punë grupore dhe aftësim në operacionet e detektimit dhe dekontaminimit të materieve kimike-atomike-biologjike dhe nukleare. 

Kapiten Ferizi, është oficeri i parë nga Kosova i cili përfundon trajnimin e mbrojtjes nga helmet kimike, atomike, biologjike dhe nukleare të nivelit Kapiten karriere, në „United States Army CBRN School“.

Image