Arifi: Subjekteve politike ua kemi dërguar draftin, presim komente

Aktuale December 17, 2018 - 12:40
Lexoni më shumë lajme nga vendi

Shefi i delegacionit të Kosovës në dialogun teknik me Serbinë, Avni Arifi, në një prononcim dhënë gazetës “Zëri” ka thënë se drafti i propozuar nga Qeveria e Kosovës në lidhje me marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë u është dërguar subjekteve politike në vend.

Sipas tij, deri në formën përfundimtare të draftit do të marrin edhe komentet dhe propozimet e të tjerëve.

 “Drafti përmban kapitujt kryesorë që kanë të bëjnë me marrëveshje gjithëpërfshirëse obligative. Ai u është dërguar të gjitha subjekteve politike, pothuajse të gjitha ambasadave të QUINT-it. Ditëve në vijim do t’u rezervohet edhe deputetëve të Kosovës dhe shoqërisë civile. Është një draft-projekt i cili është i hapur, pritet për komente, propozime e përmirësime deri në formën përfundimtare”, ka thënë ai.

LEXO EDHE: Opozita, pa qëndrim për propozim-marrëveshjen e Qeverisë

Arifi ka vlerësuar se drafti është në interes të të gjithëve.

“Unë besoj që është me interes që gjithkush të jetë pjesë e këtij dokumenti, është ofertë e Kosovës, ofertë gjithëpërfshirëse. . Komentet e të gjithëve janë të mirëseardhura”, ka thënë ai./ZERI