Ky është niveli i ndotjes së ajrit në Prishtinë

Aktuale December 17, 2018 - 10:20
Lexoni më shumë lajme nga vendi

Ajri nuk arrin të pastrohet pavarësisht reshjeve të borës së fundmi në kryeqytet.

Niveli i ndotjes së ajrit vazhdon të mbetet në shkallë të njëjtë kohëve të fundit, pasi që tashme e disa ditë ajri në Prishtinë cilësohet "i pashëndetshëm".

Sipas matësit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë, në orën 09:00 ndotja e ajrit ka qenë 159 AQI.

Në bazë të indeksit të cilësisë së ajrit, çdokush mund të fillojë të përjetojë efekte negative shëndetësore, ndërsa anëtarët e grupeve të ndjeshme mund të përjetojnë efekte të rënda shëndetësore.

Image