Vulin ka një kërkesë për BE-në në lidhje me Kosovën

Aktuale December 17, 2018 - 09:19
Lexoni më shumë lajme nga vendi

Ministri i mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin ka deklaruar sot se fton BE-në të veprojë pas vendimeve të fundit nga Kosova në lidhje me taksën dhe ushtrinë.

Ministri i mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin ka deklaruar sot se Bashkimi Evropian në raport me Kosovën ka vetëm “karota politike” dhe vetëm shpërblime për sipas tij “sjellje të keqe”.

Ai po ashtu ka theksuar se nuk befasohet që Prishtina i refuzon sugjerimet e tij. Në një prononcim për “RTS”, Vulin ka thënë se BE-ja duhet të marrë masa konkrete ndaj Kosovës në raport me vendosjen e taksës prej 100 për qind ndaj mallrave serbe, transmeton lajmi.net.

LEXO EDHE: Vuçiq para përballjes me Thaçin në OKB: Do të luftoj me gjithë zemër

Sa i përket formimit të ushtrisë së Kosovës, Vulin ka thënë se është detyrë e KFOR-it ta parandalojë organizimin e çdo formacioni të armatosur në atë territor.

Vulin ka shtuar se ushtria e Serbisë është në komunikim të vazhdueshëm me KFOR-in “edhe pse shumë herë kam mbetur i zhgënjyer”, me atë mision.