Thaçi: Transformimi i FSK-së nuk jep arsye për t’u frikësuar

Aktuale December 16, 2018 - 23:29
Lexoni më shumë lajme nga vendi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka folur për takimin urgjent për Kosovën që pritet të zhvillohet në Këshillin e Sigurisë të OKB.

Ai ka shtuar se transformimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës në ushtri nuk jep ndonjë arsye për t’u frikësuar, por për të festuar.

“Takimi në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara është urgjent për Kosovën”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij të Twitter.

LEXO EDHE: Thaçi për AP: Ushtria, vendim i pakthyeshëm

“E vërteta të thuhet, transformimi i Forcës së Sigurisë të Kosovës në Ushtri, nuk jep arsye për t’u frikësuar, por për të festuar sepse ky veprim konfirmon përkushtimin e Kosovës për institucione multietnike. Tani fokusi është në dialog, për t’i siguruar Kosovës një ulëse në OKB”.