Halil Kastrati dhe Komuna e Skenderajit do t`i ndërtojnë 25 shtëpi, në 2019

Aktuale December 16, 2018 - 18:09
Lexoni më shumë lajme nga vendi

Kryetari i Komunës së Skënderajit, Bekim Jashari, njoftoi se për vitin 2019 do të ndërtohen edhe 25 shtëpi të reja në këtë qytet.Ai njoftoi se këto shtëpi do të ndërtohen në bashkëpunim ndërmjet Shoqatës “Jetimat e Ballkanit” dhe komunës së Skënderajit.

“Edhe 25 shtëpi të reja do t’i ndërtojmë në vitin 2019, të dedikuara për familjet më kushte të rënda banimi, fal bashkëpunimit dhe mirëkuptimit që kemi me hoxhën Halil Kastrati dhe Shoqatën “Jetimat e Ballkanit”, me të cilën kemi nënshkruar Marrëveshje të Bashkëpunimit për realizim të këtij projekti, ku ne si Komunë e Skenderajt do të participoj 125 mijë euro (5,000 euro për çdo shtëpi), ndërsa pjesën tjetër Shoqata “Jetimat e Ballkanit”” shkroi Jashari në rrjetin social Facebook.

Më tej ai tha se kam marrë premtim nga Kastrati se numri i shtëpive që do të ndërtohen do të jetë më i lartë se 25.

“Jam jashtëzakonisht i lumtur që po kontribuojmë për të zgjidhur çështjen e banimit të familjeve nevojtare të komunës së Skenderajt”, u shpreh Jashari.