Turqia përkrah transformimin e FSK-së në Ushtri

Aktuale December 16, 2018 - 16:38
Kjo është arsyeja

Ambasada e Turqisë në Kosovë është deklaruar në lidhje me ligjet e miratuara nga Kuvendi i Kosovës më 14 dhjetor 2018 për transformimin e FSK-së në Ushtri.

“Turqia, si vend i Ballkanit dhe anëtar i NATO-s që kontribuon në KFOR dhe FSK, duke marrë në konsideratë ligjet e miratuara nga parlamenti i Kosovës më 14 dhjetor për transformimin e FSK-së në ushtri si një e drejtë sovrane, gjithashtu i konsideron deklaratat nga autoritetet kosovare të përshtatshme që procesi i transformimit, i cili pritet të zgjasë me vite, do të zhvillohet në mënyrë demokratike dhe përfshirëse të të gjitha komuniteteve të Kosovës brenda kornizës kushtetuese, në koordinim me NATO-n dhe në një mënyrë që do të ruajë paqen dhe stabilitetin në rajon”, thuhet në deklaratën e Ambasadës Turke në Kosovë.

LEXO EDHE: BE ofertë Kosovës: Hiqeni taksën 100 %, ne ju ofrojmë këtë

Tutje thuhet se Turqia, në përputhje me rëndësinë që i jep paqes dhe stabilitetit të rajonit, do e mbështesë vazhdimin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.