Trajkoviq: Vuçiq e ka vulosur pavarësinë e Kosovës

Aktuale December 16, 2018 - 15:54
Lexo Detajet

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës,  kryetarja Lëvizjes Evropiane të serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq ka hedhur akuza drejt presidentit Aleksander Vuçiq.

Sipas saj, Vuçiq duke lënë Kosovën të formojë Ushtrinë, e ka vulosur edhe Pavarësinë e Kosovës.

Madje, Trajkoviq konsideron se Vuçiq ka bërë marrëveshje dhe ka rënë dakord për formimin e Ushtrisë.

Poashtu, Trajkoviq  foli për kërcënimet e Marko Gjuriç se kush hynë në Ushtrinë e Kosovës, do të arrestohet.

“Të gjitha reagimet, si kërcënimet e tilla për arrestim në Kosovë nga Marko Gjuriç janë tragjikomike.”, shkroi ajo në postimine saj në Twitter.

Rada Trajkoviq në të kaluarën ishte deputete në Parlamentin e Kosovës, ku ka qenë e njohur për provokimet e saja.

Kujtojmë faktin se tash e sa ditë në Beograd po mbahen protesta të vazhdueshme ku dhe po kërkohet shkarkimi i Vuçiqit.