Ambasadori Amerikan reagon rreth rezolutës për dialogun

Aktuale December 16, 2018 - 14:47
Lexo Detajet

Ambasadori Amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka përgëzuar lidershipin e kryeparlamentarit Kadri Veseli për miratimin nga ana e Kuvendit të rezolutës për dialogun Kosovë-Serbi si dhe votimin e delegacionit shtetëror në këtë proces.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, ambasadori amerikan në Kosovë ka thënë se SHBA do të mbështes dialogun që do të ndërmjetësohet nga BE për arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse.

“E mirëpresim miratimin në Kuvend të rezolutës për Dialogun. Jemi të inkurajuar të shohim pjesëmarrjen politike. Dialogu nën udhëheqjen e BE-së, me mbështetjen tonë, për një zgjedhje kreative. Ne përgëzojmë udhëheqjen e Kuvendit me delegacionin shtetëror përfshirës – është çelës për arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse”, ka shkruar Kosnett.

Image