Opozita serbe në protestë kundër qeverisjes së Vuçiq (VIDEO)

Aktuale December 16, 2018 - 13:32
Lexo Detajet

Dëbora nuk ka penguar opozitën serbe të protestojë kundër qeverisjes se presidenti, Aleksandar Vuçiç. Në krye të protestës tani kanë dalë më shumë se kurrë edhe për shkak të raportimeve të mediave pro qeveritare se numri i protestuesve ishte i vogël në protestat e fundit. Në krye të saj liderët e opozitës, nga liberalët e nacionalistët e deri tek ish-presidenti Boris Tadiç.

Vuçiç është diktator, thanë ata, por edhe nga opozita nuk munguan parullat për Kosovën. Borko Stefanoviç, ish-kryenegociatori i Serbisë, thotë se dallimi është i madh.

"Dallojmë shumë pasi opozita serbe nuk rrah oponentët e saj. Nuk mendojmë se qeverisja mund të bazohet në gënjeshtra dhe kontroll të plotë të mediave. Nuk duam të lejojmë që populli ynë të mos dijë asgjë se sa vidhet këtu dhe asgjë rreth bisedimeve me Kosovën".

Stefanoviç beson se Serbia në krye me Vuçiç mund të bëjë vetëm marrëveshje të dëmshme dhe befasuese edhe për shqiptarët edhe për serbët. Kosova është Serbi, por opozita ka ilaç, njofton TvKlan.

"Ne do të vazhdonim gjithsesi bisedimet dhe nuk do të lejonim që dhuna të jetë zgjidhje në asnjerën palë. Nuk ka mënyrë tjetër përveç bisedimeve pavarësisht se sa ato zgjasin dhe të gjejmë shembujt pozitiv në mes të popujve tonë dhe t'i promovojmë ato".

Protestuesit kësaj radhe i kaluan nga zyra presidentit dhe poshtë dritareve e quajtën hajdut. Liria në Serbi është gjë e munguar, kurse për protestuesit është koha të thuhet mjaft.

">http://