Kosovarët e bëjnë për ‘pesë pare’ Mogherinin

Kosovarët e bëjnë për ‘pesë pare’ Mogherinin

Aktuale dhjetor 15, 2018 - 22:58
Lexo detajet!

Qindra komente kanë shkuar në adresën e Facebook të ndërmjetësues së dialogut Kosovë-Serbi dhe përfaqësueses së lartë të BE-së në Kosovë, Federica Mogherini.

Mogherini kishte shprehur kundërshtime të ashpra ndaj taksës 100 për qind për produktet serbe dhe boshnjake dhe votimit për themelimin e ushtrisë së Kosovës.

Në një postim të saj në Facebok ku flitet për Deklaratën e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, qindra komente kanë kërkuar të drejta për kosovarët.

Së fundmi ka pasur shumë ankesa ndaj BE-së për mospërmbushjen e premtimeve për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Shumica e komenteve në  postimin e saj përmbanin fjalinë “Fuqia e të drejtave të njeriut, Po ku janë të drejtat e njeriut për Kosovën?

Njëri nga këto komente ishte edhe i deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu.

Image