Mijëra qytetarë protestojnë para Kuvendit dhe Presidencës së Serbisë

Mijëra qytetarë protestojnë para Kuvendit dhe Presidencës së Serbisë

Aktuale dhjetor 15, 2018 - 20:52
Lexo detajet!

Mijëra protestues kanë dal rrugëve të Beogradit ku ata kanë planifikuar të mblidhen pranë ndërtesës së Kuvendit të Serbisë dhe selisë së Presidentit të Serbisë, Alkesandar Vuçiq.

Protestuesit në krye me aktorin, Tihomir Staniç dhe akademikun Dushan Teodoroviq kryesojnë protestuesit me një pankartë ku shkruan “Stop kamishave të përgjakshme”.

Derisa rrugët kryesore janë bllokuar disa qytetar kanë veshur jelek të verdhë ndërsa ata i shoqëron një kamion me altoparlantë.

Mediat serbe raportojnë se deri tani nuk është shënuar asnjë incident.

E në mesin e protestuesve kanë dal edhe përfaqësuesit e partive opozitare serbe si: Vuk Jeremiq, Dragan Djilas, Borko Stefanoviq, Janko Veselinoviç, Milos Jovanoviç, Bosko Obradoviç.

Qytetarët e Serbisë janë të pakënaqur me qeverinë aktuale dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. 

Image