Euronews: Kosova formon ushtrinë e saj me tetë mijë ushtarë

Euronews: Kosova formon ushtrinë e saj me tetë mijë ushtarë

Aktuale dhjetor 15, 2018 - 19:07
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Agjencia evropiane e lajmeve, Euronews, i ka kushtuar një artikull votimit në Kuvendin e Kosovës për ta transformuar FSK-në në ushtri të rregullt, duke theksuar se ky veprim ka zemëruar Serbinë.

Kjo agjenci ka shkruar se si zyrtarët nga Beogradi kanë deklaruar se ndërhyrja e armatosur në Kosovë është njëra ndër opsionet në tryezën e tyre. 

“Ndërsa NATO-ja e ka quajtur votimin për ushtrinë në Kuvendin e Kosovës, si një veprim i zhvilluar në një kohë të papërshtatshme”.

“Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, e ka cilësuar Amerikën si fajtorin kryesorë për lejimin e transformimit të FSK-së në Ushtri të Kosovës”.

“Shteti i shkëputur nga Serbia i cili ende nuk është njohur ndërkombëtarisht, aktualisht ka një Forcë të Sigurisë të përbërë prej katër mijë ushtarësh”.

“Plani ka qenë që kjo forcë të shndërrohet në një ushtri të rregullt dhe të armatosur me tre mijë rezervistë shtesë”.

“Ndërsa trupat e NATO-s janë vendosur në urën e Mitrovicës, në mënyrë që ta parandalojnë ndonjë përkeqësim të mundshëm të situatës në veri të vendit”.