Këta janë emrat e ekipit negociues në dialogun me Serbinë

Aktuale December 15, 2018 - 19:00
Lexo detajet

Kuvendi i Kosovës sot ka miratuar projekt-rezolutën e propozuar nga Partia Socialdemokrate për dialogun Kosovë-Serbi, raporton “Zëri.info”.

Kryesuesit e këtij delegacioni pritet të jenë Visar Ymeri dhe Fatmir Limaj ndërsa anëtarë tjerë, pritet të jenë: Enver Hoxhaj nga PDK, Avni Arifi nga AAK, Behgjet Pacolli nga AKR, Mahir Yagcilar, Dardan Gashi, një përfaqësues i shoqërisë civile.

LEXO EDHE: Visar Ymeri sqaron në detaje projekt-rezolutën për dialogun të propozuar nga PSD-ja

Përveq kësaj, janë rezervuar dy vende për LDK-në dhe LVV-në që e kanë bojkotuar këtë seancë , ndërsa Visar Ymeri dhe Dardan Sejdiu janë emrat që do të zëvendësojnë këta në pritje. /ZËRI