Miratohet rezoluta për dialogun

Aktuale December 15, 2018 - 18:52
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Pjesëtarë të pozitës dhe opozitës i thanë “po”, formimit të kësaj rezolute e cila i jep Kuvendit rol kryesor në procesin e dialogut.

Ndërkaq, anëtarë sipas kësaj rezolute do të jenë: Enver Hoxhaj nga PDK, Avni Arifi nga AAK, Behgjet Pacolli nga AKR, Mahir Yagcilar, Dardan Gashi, një përfaqësues i shoqërisë civile.

Përveç kësaj, janë rezervuar dy vende për LDK-në dhe LVV-në që e kanë bojkotuar këtë seancë , ndërsa Visar Ymeri dhe Dardan Sejdiu janë emrat që do të zëvendësojnë këta në pritje. /zËRI