Visar Ymeri sqaron në detaje projekt-rezolutën për dialogun të propozuar nga PSD-ja

Aktuale December 15, 2018 - 18:44
Lexo detajet

Shefi i grupit parlamentar i Partisë Socialdemokrate Visa Ymeri para deputetëve të Kuvendit të Kosovës ka paraqitur projekt rezolutën e dialogut me Serbinë, raporton “Zëri.info”.

Ai ka thënë që me këtë  rezolutë synojnë që ta përfshijnë si institucion legjitim Kuvendin e Kosovës të kryesuar nga opozita dhe qeveria e Kosovës.

“U bën tash katër muaj që është bërë një diskutim për mënyrën e bërjes së dialogut dhe të kornizimit me të dhe për të kemi arritur që më në fund t`i kthejmë rolin qendror në këtë proces shumë të ndjeshëm e që njëkohësisht të rëndësishëm për të tashmen e të ardhmen e Kosovës”, ka thënë Ymeri para deputetëve.

Tutje ai ka përmendur edhe dia pika kyçe të kësaj rezolute ku ka përmendur edhe referendumin me qytetarët për sa i përket dialogut.

Me projekt-rezolutën që po paraqesim sot Kuvendi do të tentojë që të themelojë delegacioni shtetëror të kryesuar nga opozita koalicioni qeveritar dhe të i vendos kornizat dialoguese shtetërore, t`i saktësoj përfitimet që Kosova do t`i ketë nga dialogu, ti saktësoj dhe sanksionojë me ligj procedurat vendimmarrëse të dialogut duke i`a bartur kompetencat vendimmarrëse ekipit të dialogut si dhe marrëdhëniet që ky ekip do t`i ketë me institucionet, si dhe për referendumin ky qytetarët do të vendosin se a dëshirojnë dialogun.

Me këtë rezolutë, Ymeri thotë që synojnë që rezultat të jetë anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare si dhe njohja reciproke mes vendeve, raporton tutje “Zëri.info”.

“Procesi i dialogut do të jetë i pranueshëm vetëm nëse përfundimin i tij do të jetë me njohje reciproke, anëtarësimi i Kosovës në Kombet e Bashkuara si dhe zotim të verifikueshëm për procesi integruese të Kosovës në BE dhe në NATO”, ka thënë tutje Ymeri.

Ai tutje ka treguar se çfarë përmbajtje do të ketë ekipi negociator sipas kësaj rezolute.

“Ekipi negociues do të përbëhet nga 12 anëtar, prej të cilëve shtatë do të jenë nga koalicioni, katër nga opozita dhe një përfaqësues i shoqërisë civile”, ka konfirmuar Ymeri.

Po ashtu ai ka bërë të ditur që në bazë të kësaj rezolute do të formohet edhe një komision i  cili do ta mbikëqyrë ekipin negociator dhe procesin në tërësi.

“Kuvendi do ta formojë një komisionin i cili do ta mbikëqyrë ekipin negociator dhe rrjedhojën e procesit të dialogut”, ka thënë tutje ai.

Duke ftuar deputetët ta votojnë këtë rezolutë ai ka ftuar edhe LDK-në dhe LVV-në t`i bashkohen ekipit për dialogun /Zëri