Deputetes së PDK-së i vdes një familjarë, për këtë gjë shtyhet seanca

Aktuale December 15, 2018 - 15:47
Lexo detajet

Seanca e Kuvendit të Kosovës për miratimin e rezolutës për dialogun me Serbinë është shtyrë për në orën 16:30 e si shkak është vdekja e një familjari të deputetes së PDK-së, Megjide Mjaku, raporton “zëri.info”.

Këtë gjë e ka konfirmuar deputetja e Partisë Socialdemokrate Shqipe Pantina në një paraqitje para mediave.

LEXO EDHE: Shtyhet seanca për dialogun

Ndërsa konfirmimin për shtyrjen e seancës e ka dhënë kryeparlamentari Kadri Veseli.

Dy partitë tjetra LDK dhe VV janë deklaruar që nuk do të marrin pjesë në seancën e sotme ku pritet të votohet për rezolutën për dialogun të propozuar nga PSD-ja. /ZËRI