Nagavci për PSD-në: Tradhtia është e vështirë veç herën e parë

Aktuale December 15, 2018 - 15:30
Lexo detajet

Deputetja e lëvizjes “Vetëvendosje”, Arbërie Nagavci ka reaguar ndaj thirrjes së seancës për rezolutën e dialogut Kosovë-Serbi të propozuar nga Partia Socialdemokrate. Këtë veprim të PSD-së deputetja e VV-së e ka quajtur tradhti, transmeton “zëri.info”.

“As 24 orë nuk pritën nga votimi i ligjeve për transformimin e FSK- së. Me nxitim, tinëzisht, natën e ftuan seancën e jashtëzakonshme për të legjitimuar tradhëtinë e tyre. Qeverisë së pakicës i është bashkangjitur edhe pakica e opozitës, e dialogu nuk mund të zhvillohet nga ata që nuk kanë legjitimitet, andaj nuk duhet të vazhdojë para zgjedhjeve të reja dhe pa marrë mbështetjen e qytetarëve”, ka shkruar Nagavci në një postim në “Facebook”.

LEXO EDHE: Glauk Konjufca i kërkon falje publikisht elektoratit të VV-së

Tutje ajo ka thënë që nuk do të marrin pjesë në këtë seancë duke përçuar kështu një mesazh tek PSD-ja.

“Cila është ngutia për të vazhduar dialogun me Serbinë? Cila është arsyeja që Shpendi të jetë në një ekip me Bexhet Pacollin, Dardan Gashin, Enver Hoxhajn e të tjerêt, të gjithë bashkë pas Thaçit e për të? Në fakt tradhtia duket e vështirë e e pamundur herën e parë, pastaj s’është më as problem e as befasi. Kur tradhtuan idealin, programin, besimin e qytetarëve, asgjë më s’është e papritur. Ne nuk do të marrim pjesë në këtë seancë, e as në këto pazare në dëm të vendit”, përfundon postimi i saj.

Në mungesë kuorumi seanca për dialogun është shtyrë në orën 16:30 teksa VV-ja dhe LDK kanë paralajmëruar që nuk do të marrin pjesë në këtë seancë. /ZËRI