Glauk Konjufca i kërkon falje publikisht elektoratit të VV-së

Aktuale December 15, 2018 - 14:22
Kjo është arsyeja

Deputeti i lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konjufca ka kërkuar falje publike për elektoratin e lëvizjes Vetëvendosje për futjen në listat për votim për personat që tanimë janë deputetë të Partisë Socialdemokrate, raporton “zëri.info”

“Ndodh që këtu t`i kërkoj falje një pjesë të elektoratit të VV-së që kemi vendosur në listat tona këso njerëz të paqëndrueshëm politikisht, që i ndërrojnë ë qëndrimet politike sikur çorapet, sa herë që u vie mundësia. Është e neveritshme kjo çfarë po bën PSD-ja”, ka thënë Konjufca

Ai ka akuzuar PSD-në për bashkëpunim me presidentin Hashim Thaçi për dialogun me Serbinë si dhe për mbrojtjen e qeverisë “Haradinaj”.

“Kjo qeveri nga fillimi kurrë nuk e ka ditur se sa numra i ka dhe pas dështimit të Kosovës në INTERPOL ku ne duhet të kërkojmë llogari e edhe për dështimin e liberalizimit të vizave rënia e kësaj qeverie ka qenë shumë e sigurt por dolën në skenë PSD-ja për me i`u gjet kësaj qeverie në momentet më të vështira”, ka thënë tutje ai.

LEXO EDHE: Haxhiu: Limaj e Ahmeti vagonë të Thaçit

Lidhur me seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ku pritet të votohet rezoluta për dialogun me Serbinë e thirrur nga PSD-ja Konjufca tha që është e ngutshme.

“Dje u miratuan le të themi avancimet e FSK-së drejt një ushtrie të Kosovës e ku pushtetarët nuk e lanë entuziazmin e qytetarëve të festojnë as edhe gjashtë orë, ku u njoftua se do të shkojmë në negociata me Serbinë.  Në këtë vend po ka nguti dhe po përdoret vetëm kur është në pyetje dialogu me Serbinë dhe vetëm për këtë kemi pasur deri më tani seanca të jashtëzakonshme dhe situata urgjente”, ka shtuar deputeti i VV-së.

Tutje ai tha që Thaçi ka fuqinë që ta rrëzojë qeverinë “Haradinaj”, kurdo që ai të dëshirojë.

“Presidenti i ka në dorë le të themi vegëzat e qeverisë për me rrëzua Haradinajn kur të dëshiron ai”, ka Konjufca. /ZËRI