PSD merr pjesë në seancë për dialogun, e fton edhe pjesën tjetër të opozitës për pjesëmarrje

Aktuale December 15, 2018 - 11:25
Lexo tjera detaje

Shefi i Grupit Parlamentar të PSD-së, Dardan Sejdiu ka konfirmuar se partia e tij do të marrë pjesë në seancën e sotme të Kuvendit, e thirrur për dialogun me Serbinë e që është caktuar të mbahet nga ora 14:00.

Sejdiu ka thënë se partia e tij është partia që ka arritur ta kthej dialogun me Serbinë brenda kornizave të Kuvendit, dhe nga aty askush nuk mund ta keqpërdorë këtë proces.

Sejdiu ka thënë kjo është mundësia e duhur për ta ndalur të keqën në dialog, dhe të gjithë ata persona që mund ta keqpërdorin për interesa vetanake Kosovën dhe dialogun, shkruan GazetaBlic.

Ai madje i ka ftuar edhe partitë tjera opozitare që ti kthehen Kuvendit dhe të marrin pjesë në seancë, ngase sipas tij kjo është mundësia e duhur për ta marrë dialogun në dorë Kuvendi, dhe jo individë të caktuar.