Kadri Veseli feston me familje krijimin e ushtrisë

Aktuale December 14, 2018 - 23:21
Lexo detajet

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, po feston krijimin e Ushtrisë së Kosovës me familjen e tij në Mitrovicë.

Në një fotografi ai shihet në mes të dy prindërve të tij dhe shumë familjarëve por që nuk i ka lënë anash as truprojat e tij duke i ftuar në këtë festë familjare, njofton Klan Kosova.

Veseli sot ka udhëhequr seancën e Kuvendit ku u miratuan amendamentet që bënë ndryshimin e FSK-së në Ushtri.

I pari i Kuvendit bashkë me presidentin dhe kryeministrin mbajtën fjalime në ceremoninë shtetërore që u organizua për Ushtrinë.

LEXO EDHE: Veseli: Kushdo që na ngacmon, do t’i përgjigjemi

Image