Edhe Austria kundër ushtrisë

Aktuale December 14, 2018 - 20:23
Lexo detajet

Ministrja e Jashtme e Austrisë Karin Kneissl ka dal kundër formimit të ushtrisë së Kosovës, duke thënë që paqja dhe stabiliteti në rajon nuk mund të ndërtohet duke formuar një ushtri, shkruanë "Danas", transmeton “zëri.info”.

"Hapat e thjeshtë duhet të shmangen sepse ato ndikojnë negativisht në dialog. Paqja nuk ndërtohet duke formuar një ushtri. Prandaj, unë konsideroj se vendimi i sotëm i Parlamentit të Kosovës mbi transformimin e Forcave të Sigurisë të Kosovës në ushtri nuk është i dobishëm ", tha Karin Knajsl,

LEXO EDHE: Reagon edhe Franca pas formimit të ushtrisë

Mirëpo në anën tjetër ajo ka konfirmuar që Kosova është në një marrëveshje të ngushtë me NATO-në, Bashkimin Evropian dhe me partnerët e tjerë. 

 "Ne presim që qeveria e Kosovës të fillojë një dialog intensiv me të gjitha grupet e popullsisë në Kosovë tani dhe të jetë në marrëveshje të ngushtë me NATO, Bashkimin Evropian dhe partnerët e saj" përfundoi ajo./ZËRI