Komandanti i Ushtrisë: Gati të marrim detyra shtesë

Aktuale December 14, 2018 - 18:38
Lexo detajet

Komandanti i Ushtrisë së Kosovës, Rrahman Rama ka thënë se Ushtria e Kosovës është gati të marrë detyra shtesë.

“Ndihem shumë mirë. Forca e Sigurisë së Kosovës nga e hëna do të ketë detyra dhe përgjegjësi të reja”, tha Rama.

“Duhet të dijmë që ndryshimet nuk bëhen brenda natës dhe varësisht prej detyrave do të zhvillohemi dhe të pajisem”, ka thënë Rama.

“Sigurisht, ne kemi ndryshuar mandatin dhe ata duhet ta rishikojnë misionin e tyre, ne do të bashkëpunojmë me ta. Jemi produkt i NATO-s dhe kemi ardhur në bashkëpunim me ta. Synimi i FSK-së dhe Kosovës është të jemi pjesë e NATO-s.”

LEXO EDHE: Rama: Ushtria, në gjithë Kosovën

“Nuk shoh ndryshim të raporteve. NATO sa është organizatë ushtarake është edhe organizatë politike, brenda ka shtete që nuk e njohin Kosovën, unë besoj që nuk do të ketë ndryshim të raporteve, por do të rritet bashkëpunimi”, ka përfunduar ai.

I pyetur për emocionet, Rama u përgjigj se ushtarakët nuk kanë shumë emocione.

“Ne jemi ushtarakë dhe nuk kemi shumë emocione, por është ndjenjë e veçantë”, tha ai.