Haradinaj: Pesë pare si jap për Gjykatën Speciale

Aktuale December 14, 2018 - 18:25
Lexo detajet

Për formimin e ushtrisë së Kosovës ka folur edhe deuputeti i AAK-së, Daut Haradinaj.

“Siç po e sheh edhe vet, ne kemi pasur ushtri, por sot kanë marrë një mision të ri, të ruhet shteti, territori, qytetarët e Kosovës, pa dallim nacionaliteti, feje ose race.”, tha Haradinaj kur u pyet se si ndihet për ushtrinë.

“Ne presim që të jemi anëtarë të NATO-s. Edhe sekretari i NATO-s e din që Kosova si shtet sovran me ushtrinë e vet është partner serioz”

“Ne jemi të gatshëm të jemi participues për paqe dhe stabilitet, për Ballkan dhe jashtë Ballkanit. NATO duhet të kuptojë drejtë, ato shtete që janë skeptike, se Ushtria e Kosovës është garantuese e sigurisë në rajon”

LEXO EDHE: Ushtria e Kosovës në fokusin e mediave botërore

“Ne i kemi bindur edhe para 5 vjetësh dhe do t’i bindim përsëri. Ne jemi ushtri moderne.”, tha Haradinaj kur u pyet se di do të binden serbët të jenë pjesë e ushtrisë.

Kur u pyet për emocionet ai përmendi mikun e tij të luftës Mujë Krasniqin.

“Sot 20 vite unë e kam humë njërin nga miqtë më të mirë, Mujë Krasniqin. E kujtoj një fjalë që se kam përsëritë ndonjëherë, duke u kthyer nga Shqipëria më ka thënë: “Daut, edhe sot me vdekë, veç me e pa njëherë ushtrinë time në kryeqendër”.

I pyetur për Gjykatën Speciale, Haradinaj ka thënë se ushtarët e UÇK-së nuk duhet të “ligen” para kësaj gjykate.

“Pesë pare si japë”, tha Haradinaj kur u pyet nëse është ftuar.