Foto sa 1000 fjalë! Bashkë Ramush e Luan Haradinaj, njëri kryeministër e tjetri ushtarë i Kosovës

Aktuale December 14, 2018 - 18:14
Lexo tjera detaje

Kjo fotografi nuk don edhe shumë përshkrim. Në të shihet kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj derisa flet në ceremoninë e organizuar për nder të formimit të Ushtrisë së Kosovës.

Pas tij, në rresht, si ushtarë i Kosovës është nipi i tij, Luan Haradinaj, djali i dëshmorit të Kombit, Shkëlzen Haradinaj i cili mban emrin e xhaxhait të tij po ashtu dëshmor, Luan Haradinaj, shkruan Ballkani.info.

Luan Haradinaj është nder dëshmorët e parë të UÇK-së. Ai u vra në vitin 1997 në kufirin shqiptaro-shqiptar.

Në momentin e rënies së Luanit, me të ishte edhe kryeministrit Haradinaj. 

Image

Image

Image

Image