Haradinaj: Ushtria e Kosovës në rresht me ushtritë e paqes në botë

Aktuale December 14, 2018 - 17:34
Lexo tjera detaje

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj me një fjalim ndryshe nga kryeparlamentari Veseli dhe presidenti Thaçi tha se ushtria e Kosovës do të rreshtohet me ushtritë e paqes në botë raporton "Zeri.info"

"Nuk mund të na hek më askush prej rreshtit të ushtrive të paqes në botë. Amerika i prinë kësaj ushtrie, dhe me kemi për nder të jemi krah Amerikës. Ne do të jemi besnik ndaj tyre", tha Haradinaj.

Me këtë rast Haradinaj falemindëroi gjithë miqtë dhe shtetet që kontribuuan në themelimin e Ushtrisë së Kosovës.

Në fund të fjalës së tij Haradinaj tha "Zoti e bekoftë ushtrinë e Kosovës"./Zeri