Veseli: Ushtria jonë në aleancë me NATO-n

Aktuale December 14, 2018 - 17:29
Lexo detajet

Kryeparlamentari Kadri Veseli në ceremoninë e sotme për mandatimin e Ushtrisë së Kosovës duke uruar Kosovën për ketë proces tha se ushtria po bëhet në aleancë me NATO-n raporton "Zeri.info".

"Sot jemi dëshmitar të një dite të madhe të konsolidimit të shtetit tonë. Sot ditëlindjeve më të mëdha të shtetit tonë po i shtohet edhe ditëlindja e Ushtrisë sonë", tha Veseli.

Ai theksoi se Kosova do të vazhdoj partneritetin me shtetet perëndimore dhe me NATO-n.

LEXO EDHE: Thaçi: Dita e sotme është historike

"Ne jemi pjesëtaRë të një kombi i cili gjatë tërë ekzistencës nuk e sulmoi askënd. Në zemrat tona kurrë nuk bëri pjesë edhe urrejtja. Ne deshëm vetëm të e mbrojmë atdheun tonë, lirinë tonë dhe dinjitetin tonë. Ne do të jemi në miqësi me SHBA-të dhe vendet tjera perëndimore", tha ai mes tjerash.

Veseli theksoi se Ushtria do të jetë vazhdim i përcaktimin tonë human që na bënë krenar pra familjeve tona dhe para botës.

"Ushtria do të jetë në aleancë me NATO-n dhe në shërbim të vlerave dhe demokracisë", theksoi ai/Zëri