Thaçi: Dita e sotme është historike

Aktuale December 14, 2018 - 17:22
Lexo detajet

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi duke e quajtur ditën e sotme si ditë historike uroi qytetarët e Kosovës edhe njëherë për themelimin e Ushtrisë së Kosovës raporton "Zeri.info".

"E gëzofshim ushtrinë e Kosovës ne dhe gjenerata që do të vijnë. Urime çdo pjesëtari të Forcës së Kosovës, urime çdo qytetari të Kosovës", tha Thaçi duke i falënderuar të gjithë miqtë ndërkombëtarë të cilët e përkrahën formimin e ushtrisë.

LEXO EDHE: Ambasadorët e 'bojkotojnë' ceremoninë e mandatimit të ushtrisë

"Falë punës së të gjithëve ne sotëm ja arritëm që të krijojmë ushtrinë e vërtetë të Kosovës. Sot të gjitha partitë politike të Kosovës dëshmuar që kur vjen puna për interesa shtetërore, i tejkalojnë interesat partiake", tha ai.

I pari i presidencës pavarësisht deklaratave të sotme të Sekretarit të NATO-s tha se Kosova e ka mbështetjen e NATO-s për këtë proces/Zëri