Shefi i UNMIK-ut reagon pas votimit të ushtrisë

Aktuale December 14, 2018 - 16:41
Lexo detajet

Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm dhe shefi i UNMIK-ut Zahir Tanin ka kërkuar nga  palët e përfshira në procesin e ushtrisë të përmbahen nga veprimet që mund të rrisin tensione në çështjet që trajtohen në dialogun politik mes Kosovës dhe Serbisë, transmeton “Zëri.info”.

LEXO EDHE: Maqedonia kundër formimit të Ushtrisë së Kosovës

Më poshtë mund ta gjeni deklaratën e plotë:

Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm dhe shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin, merr parasysh miratimin e tri ligjeve nga Kuvendi i Kosovës, përmes të cilave iniciohen ndryshimet substanciale të rolit dhe përgjegjësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës. 

Lidhur me këtë, PSSP-ja Tanin i referohet Rezolutës 1244 të KSKB-së, përmes së cilës i jepet përgjegjësia pranisë ndërkombëtare të sigurisë, gjegjësisht Forcës së Kosovës (KFOR), për ruajtjen e mjedisit të qetë dhe të sigurt në Kosovë. Kjo Rezolutë vazhdon të ofrojë kornizën e vetme juridike për praninë ekzistuese ndërkombëtare të sigurisë. 

PSSP-ja inkurajon të gjitha palët të përmbahen nga veprimet që do të mund t’i rrisnin  tensionet dhe që të gjitha çështjet të trajtohen përmes dialogut politik. /ZËRI