ShBA: Në Kosovë ende ka korrupsion

Aktuale December 14, 2018 - 16:26
Lexo detajet

Sot ka përfunduar java Kundër Korrupsionit me ç`rast zv.ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë Collin Hilland, ka thënë që korrupsioni ende është prezent në Kosovë. Hillard ka pasur një porosi për qytetarët e vendit, e e cila ka qenë që të kenë më shumë kujdes gjatë kohës së votimeve, raporton “Zëri.info”.

“Sot shënojmë përfundimin e javës kundër korrupsionit. Po punojmë në identifikim dhe zbulimin e korrupsionit të nivelit të lartën dhe në ë zvogëlimin e korrupsionit. Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me qeverinë, shoqërinë civile dhe qytetarët. Ne nuk mund ta largojmë korrupsionin, por ju po. Ju duhet të jeni heronjtë e këtij vendi. Korrupsioni është kudo, është i pranishëm në çdo vend. Të gjitha anketat tregojnë se qytetarët e Kosovës janë të zemëruar nga korrupsioni. Porosia jonë është: kur të votoni sigurohuni që njerëzit për të cilët po votoni të kenë vlerat e njëjta sikurse ju, refuzoni të bëni ryshfet dhe mos hiqni dorë nga Kosova, mos e leni që korrupsioni t’a shtrijë përtokë,”, ka thënë ajo.

Në anën tjerr zv.shefi i misionit Rikardo Serri të Bashkimit Evropian në Kosovë ka vlerësuar që në Kosovë ka përmisime për sa i përket luftimit të korrupsionit, raporton  “Zëri.info”.

“Eliminimi i korrupsionit nuk mund të bëhet brenda natës. Kosova ka pasur sfida të ndryshme kohëve të fundit por edhe përmirësim në luftimin e korrupsionit,”, ka thënë Sarri.

Ndërsa Betim Musliu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka kërkuar që në Kosovë gjërat të kthehen në binar dhe të zbatohet korniza ligjore.

“Është koha që tashmë në Kosovë të kthehet gjithçka në binar dhe kjo kornizë ligjore të zbatohet. Po ashtu shpresoj që vullneti deklarativ i partive politike gjatë tryezave tona të shndërrohet në punë konkrete,”, ka thënë Musliu.

Java e korrupsionit ka filluar të dielën më nëntë dhjetor në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit dhe ka vazhduar përgjatë tërë javës me aktivitete që kanë të bëjnë me luftimin e korrupsionit. /ZËRI

Image

Image