Vulin: Kanë bërë ushtrinë për ta sulmuar Serbinë, por Vuçiq nuk do ta lejoj këtë

Vulin: Kanë bërë ushtrinë për ta sulmuar Serbinë, por Vuçiq nuk do ta lejoj këtë

Aktuale dhjetor 14, 2018 - 15:49
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Ministri serb i mbrojtjes, Aleksandar Vulin, ka deklaruar se e ‘ashtuquajtura’ Ushtria e Kosovës, të cilën ai e quan terroriste, është themeluar për ta sulmuar Serbinë dhe serbët, transmeton Zeri.info.

Ai njëherit ka porositur se serbët në Kosovë mund të jenë të qetë, sepse kanë mbështetjen absolute të presidentit të Serbisë dhe ushtrisë serbe, sepse sipas tij, për shtetin serb nuk ka asgjë më të rëndësishme se ruajtja e serbëve në Kosovë.

LEXO EDHE: Qeveria e Merkelit përkrah Ushtrinë e Kosovës, ka një mesazh për Serbinë

Ai ka thënë se detyra e ministrisë së mbrojtjes dhe komandantit të shtabit të përgjithshëm, është të siguroj që ushtria serbe të jetë në gjendje të përmbush çdo vendim i marrë.

“Aleksandar Vuçiç disa herë ka deklaruar zëshëm dhe qartë se më nuk do të ndodh një tjetër ‘Stuhi’. Pra derisa është Vuçiç, nuk do të ndodh një stuhi tjetër”, ka thënë Vulin./ZERI