Qeveria e Merkelit përkrah Ushtrinë e Kosovës, ka një mesazh për Serbinë

Qeveria e Merkelit përkrah Ushtrinë e Kosovës, ka një mesazh për Serbinë

Aktuale dhjetor 14, 2018 - 15:46
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Rainer Breul, ka thënë se Republika e Kosovës si një shtet sovran, ka të drejtë të ‘krijojë forcat e rregullta të armatosura”.

Ai ka thënë se votimi për krijimin e Ushtrisë së Kosovës, nuk duhet të shfrytëzohet për të tensionuar situatën në rajon.

“Berlini gjithmonë e ka bërë të qartë, se transformimi i forcave ekzistuese të FSK-së , duhet të bëhet në një proces që do të përfshijë komunitetin serb dhe të bëhet në konsultime të ngushta me NATO-n dhe aleatët e NATO-s”, ka thënë ai, shkruan mediumi amerikan ‘WDRB’, transmeton Gazeta Express.

Ai gjithashtu ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të normalizojnë raportet ndërmjet vete.

“Ne apelojmë për vetëpërmbajtje tek të dyja palët. Votimi i sotëm i ligjeve për Ushtrinë nuk duhet të jetë një pretekst për eskalim të mëtejshëm të situatës”, ka përfunduar Breul.

Ushtrinë e Kosovës e kanë përkrahur fuqishëm edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.