Mustafa: LDK ka qenë e përkushtuar që ushtrinë ta bëj në bashkëpunim me ShBA-të, NATO-n e BE-në

Aktuale December 14, 2018 - 15:24
Lexo tjera detaje

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka uruar qytetarët për formimin e Ushtrisë së Kosovës. Ai ka shkruar në Facebook se kjo ishte një nevojë dhe e drejtë e shtetit.

Mustafa ka shkruar se LDK’ja e ka përkrahur në vazhdimësi ngritjen dhe aftësimin e FSK’së për t’u shndërruar në ushtri.

“Lidhja Demokratike e Kosovës, si parti më e madhe në vend, qoftë në pozitë apo në opozitë, ka përkrahur në vazhdimësi ngritjen dhe aftësimin e FSK-së për t’u shndërruar në Forcë të Armatosur, përkatësisht në Ushtri të Kosovës në interes të mbrojtjes së vendit, pra, në interes të çdo qytetari të saj”, ka shkruar Mustafa.

Ai po ashtu ka thënë se Ushtria e Kosovës do të shërbejë për paqe, siguri dhe stabilitet në vend dhe gjithë Ballkanin