Ky gjest mori vëmendjen në seancën ku u votua për ushtrinë, e bëri Anton Quni!

Aktuale December 14, 2018 - 15:13
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni me fillim të seancës së Kuvendit të Kosovës e cila ishte planifikuar të mbahet për miratimin e Projektligjeve për Ushtrinë, bashkë me deputetë tjerë të LDK-së kanë bërë një fotografi teksa Quni shihet duke bërë një përshëndetje ushtarake, shkruan Zeri.info.

Kujtojmë se deputeti Quni gjatë luftës në Kosovë ishte protagonist në Betejën e Koshares.

Ndryshe, me mbi 100 vota për nga të gjitha partitë politike përveç Listës Serbe, deputetët e Kosovës sot kanë votuar tri Projektligjet që i ndërrojnë mandatin FSK-së në ushtri mbrojtëse të Kosovës. /ZERI

Image 
Image