Thaçi uron qytetarët për ushtrinë: Ushtrinë e kemi bërë së bashku

Aktuale December 14, 2018 - 12:11
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci është shfaqur në uniformë ushtarake pas votimit për ushtrinë e Kosovës me ç'rast ka thënë që formimi i ushtrisë është meritë e gjithë Kosovës raporton "Zeri.info".

"Ushtria jonë do të i kontriboj paqes në botë sepse synojmë që të vazhdojnë reformat për të implemetuar gjithë angazhimin tonë ndër vite të veteranëve, të familjeve të tyre", tha i pari i presidencës.

"Falemnderoj gjithë qytetarët për kontributin e dhënë për ushtrinë e  Kosovës, falemnderoj gjithë ushtarët, oficerët..për punën e bërë për krijimin e Ushtrisë", tha ndër të tjera i pari i presidecëa/Zeri