Kurti: Më meritorët për Ushtrinë janë ata që dhanë jetën për liri

Aktuale December 14, 2018 - 11:46
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se me këtë votim Kosova ka bërë dy hapa të mëdhenj drejtë ushtrisë së re.

Kurti ka thënë se është e domosdoshme që në vazhdim këtë avancim juridik ta ngrisim edhe në nivel buxheti në mënyrë që të ketë ngritje të kapaciteteve për mbrojtjen e sovranitetit.

Tutje, Kurti është shprehur se kjo është një fitore e madhe e Kosovës.

Ai ka shtuar se më meritorët për këtë fitore janë ata që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.