Zemaj: Gjykata Speciale do ta çlirojë shoqërinë kosovare

Aktuale December 13, 2018 - 23:56
Lexo Detajet

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka folur rreth Gjykatës Speciale dhe ftesave të para të dërguara nga ajo për marrjen në pyetje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Zemaj ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, se “çdokush që i ka duart e përlyera me krim, me gjak, duhet ta marrë përgjigjen e ligjit dhe të Zotit”.

Sipas Zemajt, Gjykata Speciale do të sjellë "çlirim të shoqërisë kosovare".

Ai i ka cilësuar si “fjalë të ulëta” deklaratat e kundërshtarëve të LDK’së se partia e tij do t’i gëzohet arrestimeve që do t’i bëjë Gjykata Speciale.

Deputeti i LDK’së ka mohuar se ka informacione për aktakuza të mundshme nga Gjykata Speciale për rastin e vrasjes së kolonelit Tahir Zemaj.

Ai po ashtu ka hedhur poshtë mundësinë që ndonjë individ i afërt me LDK’në të jetë i përfshirë në vrasjet e ish-figurave të partisë.